Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dokumentar i vitit 1981 mbi ardhjen e gastarbajterëve nga Kosova në Zvicër

Pamja e parë hapet me një grup të rinjsh shqiptarë nga Kosova, të posaardhur në Zvicër, duke kënduar këngë folklorike me çifteli. Kështu fillon një dokumentar i realizuar nga televizioni zviceran SRF në vitin 1980, që bën fjalë mbi ardhjen në Zvicër të “gastarbajterëve” nga Kosova.

Ata, dokumentari zviceran i prezanton si “punëtorë sezonierë, të ardhur nga Jugosllavia”, kryesisht nga viset jugore, më të varfra të këtij vendi. “Shumica që vijnë, këtë e bëjnë nga halli sepse nuk kanë pasur ndonjë zgjidhje tjetër mbijetese”, vëren gazetari zviceran.

Ekipi filmik i ka shoqëruar ata që nga mbërritja në stacionin hekurudhor në Buchs (SG), shkruan albinfo.ch. Në këtë qytet, që është pika e parë e hyrjes në Zvicër, me të zbritur nga treni, ata i pret kontrolli shëndetësor.

Më tutje, disa nga gastarbajterët e ardhur flasin për motivet që i kanë shtyrë të mërgojnë dhe për kushtet që i presin në Zvicër. Njëri prej tyre thotë se këtu ndihet sikur në burg, për faktin se i është dashur të largohet nga familja, të cilën nuk do ta shohë për 9 muaj të gjatë, transmeton albinfo.ch. Ai dhe shqiptarët tjerë të intervistuar, ankohen për kushtet e rënda të punës dhe sidomos  për statusin jo të lakmuar që kishin punëtorët sezonierë.

“Të kishim punë të rregullt vjetore, të paktën, që të mos rrimë në ethe për tre muaj të tërë se a do të na thërrasin apo jo”, shprehet një i intervistuar tjetër.

Intervistimi është realizuar në gjuhën serbokroate me përkthim në gjermanishte, për arsye që dihen.

Për më tepër, shikojeni dokumentarin.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=375222110356616

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara