Dokumenti që Borell ia propozoi Kurtit e Vucicit si kompromis për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Takimi i djeshëm në Bruksel ka prodhuar vetëm debat mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për atë se kush propozoi dje në tavolinën e negociatave e kush jo. Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka deklaruar se ka qenë i vetmi që ka dorëzuar propozim në Bruksel. Ai më pas edhe ka publikuar propozimin e tij të ndarë në disa sekuenca.

Nga Bashkimi Evropian sot e kanë demantuar Kurtin, duke thënë se s’ka qenë Kosova e vetmja që ka propozuar në tavolinë, por edhe Brukseli zyrtar.

Ndërkohë sot është bërë publik edhe propozimi i Bashkimit Evropian.

Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës , ndërkohë që krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.

Më pas kërkohet finalizimi i negociatave për statutin e Asociacionit.

Tutje sipas propozimit të BE-së duhet vazhduar me nenin 3, ku palët nuk intervenojnë në punët e brendshme të secilës palë dhe përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës dhe akti të kërcënimit me dhunë.

Pastaj kërkohet të vazhdohet me themelimin e Asociacionit dhe paralelisht duhet të shuhet strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës.

Pastaj vazhdohet me nene:

Neni 1 – Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve shtetërore

Marrëveshje për udhërrëfyesin obligues në implementimin e obligimeve të dala nga marrëveshjet nga bisedimet e mëparshme.

Neni 7 – Formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë

Neni 8 – Marrëveshjet praktike për shkëmbimin e misioneve permanente

Neni 4 – Serbia nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare

Neni 7 – Kompletimi i procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e vendeve fetare dhe të trashëgimisë kulturore serbe

Neni 6 – Themelimi i grupeve të ndara punuese të prira nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes

Neni 9 – Organizimi i konferencës së donatorëve; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga palët

Neni 6 – Nisja e negociatave për Marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara