“Doli për një kafshatë bukë…” – Zhduket babai i tre fëmijëve, dyshohet se është mbytur në lumin e Shalës

Prej katër ditësh, Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa lënë gjurmë.

Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se kolegu i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit është parë duke punuar në një bujtinë.

Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruqi.

“Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruqi, raporton Top Channel.

Skënder Pepkolaj thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar materiale për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Të premten, vëllai i pronarit që na mori për riparimin e bujtinës, na thirri për darkë. Shkuam bashkë me Edisonin. Të shtunën, më tha të ikja, ndërsa Edisonin do e mbante për punë. Prita deri të shtunën në darkë dhe nuk ma solli Edisonin. Të dielën, në 14:20 më erdhi një mesazhi nga i zoti i shtëpisë, ku thoshte se Edisonin e ka lënë në zall.

Dola mora një varkë, shkuam në zall dhe nuk gjetëm njeri. Unë e lashë të shtunën dhe nuk e kam parë më. Aty ku thotë se e la pronari, nuk mund të kalosh, nuk mund të kalojnë as ata që e njohin zonën, jo ne që nuk e njohim. Ne kërkuam në lumë dhe në mal deri në darkë dhe nuk e gjetëm”, thotë punëtori Skënder Peplokaj.

Ka qenë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në Polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim.

Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por ende pa asnjë rezultat.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara