Dr. Jemin Zeqiri i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE – një zë i përkushtuar për shëndetësi cilësore dhe drejtësi shoqërore

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hamdi Bytyçi, ka prezantuar sot aderimin e ri në ekipin e tij – Dr. Jemin Zeqirin, një stomatolog i njohur dhe i respektuar në komunitet.

Dr. Zeqiri njihet për përkushtimin e tij profesional, por edhe për kontributin e çmuar gjatë periudhës së luftës, veçanërisht në vitet 1998–1999, të cilin Hamdi Bytyçi e ka cilësuar si “një faqe të ndritur të historisë sonë”.

Sot, me vizion të qartë për një sistem shëndetësor më cilësor dhe një shoqëri më të drejtë për të gjithë, Dr. Jemin Zeqiri i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të kontribuar me përvojën dhe parimet e tij në ndërtimin e një qeverisjeje të përgjegjshme dhe të ndershme.

Përfshirja e tij në këtë garë shihet si vlerë e shtuar për listën e VV-së në Suharekë, duke sjellë në politikë një zë të fortë nga fusha e mjekësisë dhe nga rradhët e atyre që kanë dëshmuar përkushtim ndaj atdheut në kohë sfidash.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara