Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Drejtori i Ballkanit: Tre tifozë tanë janë therur me thikë në Prishtinë, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi këtë të diel, pak minuta para se të fillonte ndeshja derbi e javës së pestë në Superligë, mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Tifogrupi i vendasve, “Plisat”, sulmuan tifozët nga Suhareka, “Xhebrailat” – teksa edhe ndeshja nisi me disa minuta me vonesë shkaku i pasigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi, në emisionin “Ekipi A” ka deklaruar se tre tifozë janë therur me thikë, derisa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë

“Ishte një derbi që u paralajmërua gjatë gjithë javës. Klubi i Prishtinës ndoshta është dashur të marrë më shumë masa. Tre tifozë tanë janë therur me thikë, njëri është në gjendje të rëndë. Është në spital, në urgjencë”, tha Nexhipi. 

Nga Policia e Kosovës ende nuk është dhënë ndonjë informatë lidhur me këtë rast.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara