Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Suharekës, Mensur Selimaj, ka zhvilluar një vizitë tek fermeri i njohur Xhemë Beqiraj, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit dhe punës së palodhshme në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.
Në postimin e tij, Selimaj vlerësoi angazhimin e Beqirajt, i cili prej vitesh kombinon me sukses blegtorinë dhe bujqësinë, duke treguar se sakrifica dhe puna e ndershme janë shtylla të zhvillimit të komunës sonë.
“Puna e tij e palodhshme tregon forcën dhe vlerën e fermerëve tanë, që me mund e djersë po e zhvillojnë komunën tonë”, u shpreh Selimaj, duke theksuar se përkrahja ndaj fermerëve mbetet prioritet i qeverisjes lokale.
Në këtë garë zgjedhore, Mensur Selimaj është kandidat për Asamblenë Komunale nga AAK, me numrin 5 në listë.

