Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Drejtori i Policisë në Gjakovë, pas aksionit të suksesshëm: Djemtë e vajzat e atdheut triumfuan

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, është shprehur krenar për parandalimin e një sulmi famëkeq nga Policia e Kosovës, gjegjësisht nga ata që veprojnë në territorin e Gjakovës, duke arrestuar disa serbë, prej të cilëve të dyshuar edhe që kishin lidhje me sulmuesit e Banjskës.

“Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe”, ka shkruar Graishta.

Postimi i plotë:

Gjakova, djepi i kulturës, shembulli i emancipimit shoqëror, e pashoqe në dashurinë për atdheun, e pamatshme për vigjilencën e kujdesin për të ardhmen e racës sonë, krenare për atë që ishte, e përkushtuar për atë që na pret.

Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë.

Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheut.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara