Drejtori i Shkollës “MAARIF” në Prizren viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë

Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë e vizitoi drejtori i Shkollës “MAARIF” në Prizren, z. Ibrahim Bucak, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Delegacioni u prit nga kryetari i Këshillit, z. Haki Hoxha, i cili së bashku me stafin e institucionit shprehu mirënjohje për këtë vizitë miqësore dhe bashkëpunuese.

Gjatë takimit u diskutua për të arriturat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë dhe të Shkollës “MAARIF” në Prizren, me fokus të veçantë në rëndësinë e edukimit fetar dhe arsimor në formimin e gjeneratave të reja.

Palët u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të përbashkëta, me synim avancimin e vlerave arsimore, morale dhe shoqërore që kontribuojnë në edukimin e shëndoshë të rinisë.

Në fund të takimit, u vlerësua se ky bashkëpunim do të shërbejë si shembull i mirë i ndërlidhjes ndërmjet institucioneve arsimore dhe fetare në dobi të komunitetit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara