Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Drejtori përsëri kërkon të largohet mësuesja me shami, ajo thotë se nuk largohet nga shkolla pa polici apo vendim të DKA-së

Remize Lezi, mësimdhënësja nga Suharekë që të premten me një vendim u largua nga puna në shkollën “Flamuri i Arbërit” sot ka provuar që përsëri të kthehet në punë duke e konsideruar vendimin për largimin e saj për shkak të shamisë si të padrejtë.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar vetë, mësuesja Remzie Lezi e cila ka thënë që për momentin gjendet brenda në shkollë, dhe nuk po largohet por që përsëri është njoftuar nga drejtori duke i thënë “se nuk mundem me të lanë këtu me këtë uniformë”.“Kam ardhur brenda në shkollë jam, më kanë leju me hy por drejtori erdhi më herët dhe më tha nuk mundem me të lanë këtu më këtë uniforimë”, ka thënë shkurt, Lezi për Infokus.

Pra drejtori i shkollës, Liman Bytyçi, edhe një herë i ka tërhequr vërejtjen mësueses që në bazë të vendimit të marrë nuk mund ta lejojë atë të qëndrojë në shkollë e as të japë mësim.Mësimdhënësja që me 2 shtator u largua nga puna si arsyetim për mbajtjen e uniformës fetare momentalisht po vazhdon të qëndrojë brenda objektit shkollor mirëpo i është kërkuar të largohet nga objekti.

“Ende në shkollë jam me kolegë, i thashë edhe drejtorit që nuk largohem nga shkolla pa polici ose pa vendim të DKA-së, ndryshe nuk largohem nga këtu”, ka thënë ajo për Infokus.Kujtojmë se në vendimin për largimin e saj thuhej se duke u bazuar në udhëzimin administrativ të vitit 2016 i cili nuk lejon uniformë fetare në shkolla, atëherë mësueses Lezi nuk i lejohet të vazhdojë të mbajë mësim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara