Drita ndalet në shtëpi nga Arbëria

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Arbërisë.

Drita e nisi shumë mirë ndeshjen, ku rrezikoi fillimisht me Almir Ajzerajn, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, ku Albin Krasniqi goditi nga distanca, por jashtë portës.

Kampioni në fuqi i Kosovës fitoi penallti në minutën e 35-të të ndeshjes, kur Bruno Arrabal ndali një top në zonë me dorë.

I saktë nga pika e bardhë ishte Kastriot Rexha që i dhuroi Dritës epërsinë 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë dhuroi më shumë raste shënimi nga të dyja ekipet, por vetëm mysafirët arritën të shënonin.

Ishte minuta e 75-të e ndeshjes, kur Hamdi Namani i vendasve në tentim për ta larguar topin shënoi autogol.

Drita kërkoi golin e epërsisë me të gjitha forcat, por Festim Alidema lëshoi dy raste të arta shënimi duke konfirmuar se po kalon nëpër një formë të dobët.

Gjithsesi në fund dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë të fituar nga kjo ndeshje.

Drita vazhdon të mbetet lider në tabelë me 40 pikë të tubuara, dy më shumë se përcjellësi i tyre më i afërt Ballkani.

Ndërkohë Arbëria zë vendin e gjashtë në tabelë me 21 pikë pas 18 xhirove.

Ndeshjen e ardhshme Drita do ta luaj të dielën ndaj Prishtinës, ndeshje e mbetur nga xhiro më parë, teksa Arbëria me këtë të sotmen e përfundoi edicionin vjeshtor. Telegrafi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara