Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Driton Selmanaj vazhdon me kritika të fuqishme ndaj Kurtit

Driton Selmanaj, deputeti hiperaktiv i LDK-së, edhe një herë ka dëshmuar se është një nga zërat më të fortë të opozitës në Kuvendin e Kosovës. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ai ka adresuar një sërë kritikash të argumentuara ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, duke vënë theksin tek dështimet e saj në shumë fusha jetike për qytetarët e vendit.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Albini sot i prezantoj 110 kandidatët hibrid të Vetëvendosjes për deputetë. Edhe garojnë, edhe nuk e dinë për çka garojnë.

Ku është programi qeverisës? Me çka do të konkurojnë? Çka do t’u thonë qytetarëve?
Pse gjithë kjo mendjemadhësi dhe ky ofendim për qytetarët e Kosovës?

Apo ndoshta kanë vendosë të garojnë me programin e vitit 2021, sepse edhe ashtu për katër vite, nuk kanë realizuar asgjë.

Qytetarët asesi nuk duhet të lejojnë që mashtrimi të kaloj përsëri!

Ndryshimi është domosdoshmëri.

Në postimin e tij, Selmanaj ka përmendur dështimin e qeverisë për të realizuar investime kapitale, rritjen e varfërisë, dhe mungesën e transparencës në vendimmarrje. Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime për premtimet e parealizuara të kësaj qeverie, duke i cilësuar ato si “propagandë boshe”.

Një opozitar i zëshëm dhe i guximshëm
Driton Selmanaj ka qenë konsistent në qëndrimet e tij si opozitar. Ai vazhdimisht ka kërkuar llogaridhënie dhe ka sfiduar qeverinë me fakte dhe argumente konkrete. Aktiviteti i tij ka bërë që të shihet si një prej deputetëve më të angazhuar dhe më të guximshëm të Kuvendit.

Mesazhi për zgjedhjet e 9 shkurtit
Me këtë qasje të vendosur dhe kritike, Driton Selmanaj po tregon se është i përgatitur për sfidat politike që e presin në zgjedhjet e ardhshme. Ai dhe LDK-ja duket se po ndërtojnë një platformë të bazuar në llogaridhënie dhe transparencë, duke u paraqitur si alternativë serioze ndaj qeverisë aktuale.

Në këtë frymë, deputeti Selmanaj ka ftuar qytetarët që të reflektojnë mbi performancën e qeverisë dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur në kutitë e votimit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara