Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Drizana Cikaqi – Elshani, zëri i teknologjisë dhe arsimit modern në garë për Asamblenë Komunale të Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar një tjetër kandidate nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit. Drizana Cikaqi – Elshani, me vendbanim në Dobërdelan, sjell në këtë garë një profil të veçantë që ndërthur dijen akademike me përvojën profesionale në fushën e teknologjisë dhe arsimit.

Ajo është e diplomuar në nivelin Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni dhe Telekomunikim, si dhe ka përfunduar studimet Master në Mësimdhënien e Teknologjisë dhe TIK-ut – një përgatitje që e bën të gatshme për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve komunale.

Drizana Cikaqi – Elshani synon të angazhohet në avancimin e arsimit, promovimin e teknologjisë në shërbim të qytetarit, dhe përfshirjen më të gjerë të të rinjve në vendimmarrje, me një vizion të qartë për zhvillim të qëndrueshëm lokal.

“Kandidatura e saj nuk është vetëm përfaqësim, por edhe një mundësi reale për të sjellë inovacion dhe freski në qeverisjen lokale,” thuhet në prezantimin e bërë nga kryetari Muharremaj.

Pjesëmarrja e saj në listën për Asamblenë Komunale përfaqëson një hap drejt një Suhareke më moderne, më të dijshme dhe më të afërt me nevojat e brezit të ri.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara