Droga s’ka të ndalur: Bastiset shtëpia e 20-vjeçarit në Suharekë, kapet me dhjetëra doza marihuanë

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Suharekë, pasi në shtëpinë e tij u gjetën dhjetëra doza narkotikësh të gatshme për shitje.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se pas informacioneve operative, hetuesit e Policisë kanë organizuar një aksion në shtëpinë e të dyshuarit A.Gjrreth 20-vjeçar.

Me urdhër të gjykatës dhe në prani të prindit të tij, gjatë bastisjes janë zbuluar: 42 doza marihuanë me peshë afro 38 gram, një grinder/mulli, një telefon mobil, si dhe 3 shishe plastike me pika për sy.

Menjëherë pas gjetjes së substancave narkotike, i riu është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor. Rasti më pas është marrë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, e cila e ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, ndaj 20-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara