‘Dy herë në javë marrëdhënie seksuale, ose t’i mbys fëmijët’: Gjakovari kërcënon ish-partneren e tij, i kërkon ta vazhdojnë lidhjen

Burrat kosovarë shpesh herë bien në telashe me ligjin për shkak të këmbëngulësisë së tyre për të bërë sërish për vete ish-partneret, të cilat përmes kërcënimeve dëshirojnë t’i detyrojnë ato që të veprojnë kundër vullnetit të tyre.


Një rast i tillë është raportuar mbrëmë në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar një 34-vjeçare, me të cilën ishte në lidhje dashurie një kohë.

Sinjali mëson se 28-vjeçari dyshohet se vazhdimisht e kërcënonte përmes mesazheve në rrjete sociale, duke i kërkuar asaj që të vazhdojnë lidhjen dhe të kenë marrëdhënie seksuale dy herë në javë.

Në të kundërtën, ai e ka kërcënuar se do t’ia mbysë fëmijët. Përballë kësaj situate e cila ka ngjallur frikë e shqetësim te 34-vjeçarja, ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës. Para hetuesve policorë, viktima ka rrëfyer gjithçka lidhur me ngjarjen.

Njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara