Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Dy skenarë mbi të cilët mund të vendosë Gjykata Kushtetuese

Shkruan: Arben Gashi

Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë dy skenarëve të mundshëm interpretimi.

Skenari i parë është që Gjykata të lërë në fuqi dekretin presidencial për shpërndarjen e Kuvendit, si rezultat i dështimit për zgjedhjen e Presidentit sipas nenit 86.2 të Kushtetutës. Në këtë rast, Gjykata do të aplikonte parimin klasik të interpretimit të drejtpërdrejtë të normës kushtetuese: norma lexohet dhe zbatohet sipas tekstit dhe afateve të saj të qarta. Një vendim i tillë do të ruante standardin e respektimit të germës së Kushtetutës dhe do të forconte sigurinë juridike në rendin kushtetues.

Afatet kushtetuese nuk janë të rastësishme. Ato janë vendosur për të krijuar qartësi, për të shmangur zvarritjet politike dhe për të detyruar institucionet që brenda një kohe të arsyeshme të arrijnë marrëveshje politike. Në këtë kuptim, nëse brenda afateve kushtetuese nuk arrihet zgjedhja e Presidentit, aktivizohet mekanizmi kushtetues që çon në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja.

Skenari i dytë është që Gjykata të zgjedhë një interpretim të tërthortë ose më fleksibil, duke mos u mbështetur drejtpërdrejt në normën kushtetuese, por duke argumentuar se edhe nëse është tejkaluar afati për zgjedhjen e Presidentit, ekziston gjithsesi një periudhë prej 60 ditësh gjatë së cilës procesi mund të vazhdojë.

Një interpretim i tillë mund të justifikohej me argumentin për të shmangur një krizë të menjëhershme politike. Por një qasje e tillë do të hapte një problem shumë më të madh: krijimin e një precedenti kushtetues të rrezikshëm.

Nëse një herë relativizohen afatet kushtetuese, atëherë ato mund të relativizohen gjithmonë. Kjo do të thoshte se çdo proces i ardhshëm për zgjedhjen e Presidentit mund të zgjatet përtej kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta. Në vend që të zgjidhet një krizë momentale politike, mund të krijohet një krizë kushtetuese afatgjatë dhe strukturore.

Prandaj afatet kushtetuese duhet të mbeten të tilla siç janë përcaktuar në Kushtetutë. Gjykata nuk duhet të krijojë precedent që dobëson normën kushtetuese, duke tentuar të zgjidhë një krizë momentale politike me një interpretim që mund të prodhojë kriza të vazhdueshme në të ardhmen.

Në thelb, problemi aktual nuk është kushtetues. Kushtetuta është e qartë. Kriza është politike. Mungesa e vullnetit për bashkëpunim dhe kompromis politik është ajo që po e prodhon dhe do të vazhdojë ta prodhojë krizën.

P.S. Edhe nëse Gjykata do të vendoste t’i japë edhe 60 ditë shtesë procesit për zgjedhjen e Presidentit, gjasat reale janë që vendi të përfundojë gjithsesi në zgjedhje. Procesi i nominimeve tashmë është mbyllur dhe procesi i votimit ka filluar. Proceduralisht, hapësira për alternativa të reja është shumë e kufizuar, praktikisht rrugë tjetër nuk ka.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara