Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dy vëllëzërit Suharekas që ndihmuan të lënduarit në Kroaci

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës i mbushur me udhëtarë kosovarë që vinin drejt Kosovës për pushime.

Autoritetet kroate kanë njoftuar se 15 persona janë në gjendje të rëndë ndërsa katër janë operuar.

Disa prej pasagjerëve u është ofruar akomodim në stacionin policor afër Sllavonski Brodit.

Nga dëshira e vullneti, vëllëzërit Vilson Tunaj dhe Tun Tunaj nga Zagrebi ishin nisur drejt vendit të ngjajrjes për t’u dalë në ndihmë personave të përfshirë në aksident.

Vilson Tunaj në një bisedë për KALLXO.com ka thënë se ka vënë në dispozicion numrin e tij të telefonit për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

“Jemi me dy makina, unë dhe vëllau. Jemi nis prej Zagrebi në më pak se një orë jemi të Sllavonski Brod. Jemi tu shku me ju ofru ndihmë nëse dikush ka nevojë për diçka ose për transport për në  Kosovë”, tha ai.

Tunaj i cili është nga qyteti i Suharekës shtoi se këtë po e bën vetëm sepse bashkëndjen me bashkëatdhetarët që kanë qenë në autobus.

“Këtë gjest jemi duke e bo veç pse janë bashkëatdhetarë tanë. Plot aty nuk e kanë kërkon këtu në Kroaci dhe janë vet. E na po shkojna aty te spitali, çka do që ka nevojë me ju ndihmu. Për të gjithë ata që kanë nevojë për ndonjë ndihmë, ky është numri im +385977326371”, tha Vilson Tunaj.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se deri më tani nga të dhëna të konfirmuara si pasojë e aksidentit me autobus në Sllavonski Brod të Kroacisë, 10 persona kanë vdekur, 44 të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa 15 janë me lëndime të rënda.

MPJD ka thënë se  Qeveria do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkëatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme.

“MPJD-ja shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkëatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në njoftim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara