Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dyshime për ndikime ruse në projektin e aeroportit të Vlorës – Sherifi: Pasuria e Pacollit është vendosur në Rusi dhe Kazakistan

Analisti politik Idaver Sherifi ka ngritur dyshime serioze mbi transparencën e projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke aluduar për lidhje të mundshme me interesa ruse përmes biznesmenit Behgjet Pacolli.
Gjatë një interviste në emisionin “Log.” në News24, Sherifi tha se që në momentin e nënshkrimit të kontratës koncesionare në vitin 2021, janë shfaqur pikëpyetje mbi origjinën e kapitalit të përdorur dhe përfituesit realë të projektit.

“Sapo u lidh kontrata me Pacollin, lindën dyshime për burimin e kapitalit. Ai e ka vendosur pasurinë në Rusi dhe Kazakistan. Ky dyshim ekziston që në fillim,” deklaroi Sherifi.

Sipas tij, aktiviteti ekonomik i Pacollit është përqendruar kryesisht në Kazakistan – një shtet me lidhje të ngushta me Rusinë – ndërsa strukturat e kompanive të tij në Zvicër janë vetëm formale.
“Zyrat e kompanive të tij në Zvicër janë minimale, nga 20 metra katrorë. Gjithë aktiviteti real ndodhet në Kazakistan,” shtoi Sherifi.

Ai paralajmëroi se përfshirja e mundshme e interesave të huaja në projekte të mëdha infrastrukturore, si ai i aeroportit të Vlorës, mund të përbëjë rrezik për sigurinë ekonomike dhe strategjike të vendit, duke kërkuar më shumë transparencë dhe hetim të detajuar mbi kapitalin dhe përfituesit e vërtetë të kontratave publike.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara