Dyshohet se e keqtrajtoi babai, 9-vjeçari nga Suhareka dërgohet në strehimore

Një fëmijë i moshës 9 vjeçare është dërguar në strehimore pasi dyshohet është keqtrajtuar nga babai i tij.

Viktima ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pastaj është liruar me vendim të prokurorit.

“Suharekë 17.12.2021 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara