E dhimbshme: 62-vjeçari nga familja Kokollari në Budakovë vdes tragjikisht, rrokulliset me traktor

Familja Kokollari në fshatin Budakovë e Suharekës mori një lajm të hidhur sot, pasi kryefamiljari humbi jetën tragjikisht, pasi u rrokullis me traktor. Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

I ndjeri, Sahit Kokollari, 62-vjeçari vdiq pasi u rrokullis me traktor dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.

I pikëlluar për vdekjen e kryefamiljarit ka njoftuar djali i të ndjerit.

“Zoti të gradoftë me gradën më të lartë të xhenetit baba jem”, ka shkruar ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha për Sinjalin se vdekjen e 62-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Policia në Suharekë për mes nr të 112, rreth orës 16:42 ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, tek shkolla e epërme, lagjia Kokollari një person është rrokullisur me traktor. Pas pranimit të informatës menjeherë është dërguar një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Viktima është S. (I) K. i lindur në vitin 1961”.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes .Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit në lidhje me rastin, dhe të gjitha veprimet policore janë në koordim me prokurorin. Me urdhër te Prokurorit te Shtetit, trupi i pa jete është dërguar ne IML Prishtine. Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me këtë rast dhe po cilësohet si rast “Hetim i Vdekjes”, tha ai.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara