Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

E dhimbshme: Ky është burri që u gjet i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se burri që u gjet i vdekur në bodrumin e shtëpisë është Miftar Gashaj.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes’.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore.”

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara