Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

E parkoi me çelësa e dokumente në Duhël – kur u kthye, Opel Astra kishte “fluturuar”!

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së sotme, në hyrje-daljen e autostradës në fshatin Duhel, ku një qytetar ka mbetur pa veturën e tij pasi e kishte parkuar përkohësisht në mëngjesin e kësaj dite.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se B.B, rreth 47-vjeçar nga Malisheva, ka deklaruar në Policinë e Suharekës se rreth orës 07:00 kishte lënë të parkuar veturën e tij Opel Astra, me ngjyrë të hirtë, në zonën e hyrje-daljes së autostradës.

Kur është kthyer pas pune, rreth orës 17:30, ai ka vërejtur se automjeti ishte zhdukur.

Sipas kallëzimit, në veturë ndodheshin edhe çelësat dhe dokumentacioni i plotë i makinës, përfshirë librezën dhe sigurimin, çka ka lehtësuar kryerjen e vjedhjes.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar dhe për gjetjen e automjetit të vjedhur.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara