E rëndë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, derisa po merrte trajtim mjekësor pasi ishte prekur nga gripi sezonal, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 36-vjeçari ka qenë i shtrirë në QKMF-në e Podujevës duke marrë infuzion për shkak të gripit sezonal, ku papritur i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për pasojë është ndarë nga jeta.

Në lidhje me këtë rast është informuar Policia e Kosovës, ndërkaq Sinjali mëson se familjarët e viktimës kanë deklaruar në Polici se 36-vjeçari nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përpos gripit.

Vdekjen e 36-vjeçarit e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e detajve të tjera, ndërsa me urdher të prokurorit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara