Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

E rëndë: Burri në Suharekë kërcënon me thikë nënën dhe gruan pasi s’i dhanë para

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku më së shpeshti viktima janë bashkëshortet, por ka raste kur edhe prindërit përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur të hënën në rrugën “Brigada 123’’ në Suharekë, ku një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe nënës.

Mësohet se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur fillimisht plasi sherri pasi i dyshuari, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit, kërkonte para nga bashkëshortja dhe nëna e tij. Aty nisi konflikti, kur këto të fundit nuk patën mundësi t’i jepnin të holla dhe u përballën me kërcënim serioz nga burri/djali.

I dyshuari A.E., sipas informacioneve të para, me një thikë kuzhine i ka kërcënuar ato, duke iu shkaktuar shqetësim dhe frikë të madhe, e më pas të njëjtën thikë e ka ngulitur në mes të tavolinës.

Përballë kësaj situate, viktimat kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin. Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili edhe tentoi ta fsheh thikën me të cilën i kanosi gruan e nënën.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara