E rëndë: Djali sulmon fizikisht nënën – viktima kërkon ndihmën e Policisë

Një rast i tillë është raportuar më 31 korrik 2025 në rrugën “Francesko Bajden” në Pejë, ku një grua ka pësuar sulm fizik nga djali i saj.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se Policia është njoftuar për një konflikt në familje dhe patrulla ka ndërhyrë menjëherë në lokacion, ku është konstatuar se A.S., rreth 35-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, H.S., rreth 69-vjeçare.

Pas ndërhyrjes, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor për procedura të mëtejshme, ndërsa viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe ka deklaruar se nuk ndjehet e rrezikuar, duke kërkuar të kthehet në shtëpinë e saj.

Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje ka kryer intervistimin e palëve dhe ka njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet në vijim.

Sinjali do të vazhdojë të raportojë për rastet e dhunës dhe trajtimin e tyre nga institucionet.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara