E rëndë: Gruaja  nga Suhareka tenton të vetëvritet me detergjent

Gazeta Sinjali ka siguruar detajet tronditëse të një rasti të rëndë të dhunës në familje, që ka ndodhur pasditen e 28 korrikut në fshatin Reqan të Suharekës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se emergjenca e Suharekës ka njoftuar Policinë, pasi një grua kishte kërkuar ndihmë mjekësore, duke pretenduar se kishte konsumuar detergjent (Domestos) në tentativë për t’i dhënë fund jetës. Ajo ishte dërguar në emergjencë nga bashkëshorti i saj, I.V.

Pas ndihmës së parë, viktima G.V., e lindur, është transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Aty, sipas burimeve të Sinjalit, janë konstatuar gjurmë të shumta dhune në pjesë të ndryshme të trupit. Në deklarimin e saj, ajo ka pohuar se këto lëndime i janë shkaktuar nga bashkëshorti.

Menjëherë pas këtyre zhvillimeve, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore për të marrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, rreth orës 17:30 është njoftuar se viktima është në gjendje stabile, por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore është dërguar në Spitalin e Prishtinës për ekzaminime të mëtejshme.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara