Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

E rëndë: Ky është 49-vjeçari që vdiq fatalisht pasi ra nga kulmi në Mushtisht të Suharekës

Një aksident tragjik ka ndodhur ditë më parë në fshatin Mushtishtë të Suharekës, ku një burrë humbi jetën si pasojë e një lëndimi të rëndë trupor në vendin e punës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 qershor 2025, rreth orës 12:00, në shtëpinë e një qytetari në ndërtim, ku disa punëtorë privatë ishin duke kryer punime në kulm.

Gjatë vendosjes së dërrasave, njëri prej tyre, Agim Ramadani, 49-vjeçar nga fshati Sallagrazhdë, ka rënë nga lartësia në tokë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Fillimisht ai ishte në gjendje të vetëdijshme dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit nga ekipi emergjent i QKMF Suharekë.

Por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, më 23 qershor 2025, rreth orës 22:00, Ramadani ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë.

Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet rajonale të Policisë në Prizren janë duke u marrë me rastin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara