Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

E rëndë: Në gjendje të dehur ra nga ballkoni – Humb jetën 48-vjeçari në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Mitrovicë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një rënieje nga ballkoni i shtëpisë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Daim Qubreli, i cili sipas vëllait të tij, ishte në gjendje të dehur kur dyshohet se ka rënë nga kati i lartë i banesës së tij në rrugën “Rozafa”.

Fillimisht ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, por për shkak të gjendjes së rënduar, u transferua në QKUK, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth orës 23:35 të së njëjtës ditë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshuar”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara