Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

E rëndë në Prizren: 34-vjeçari  humb jetën pasi ra nga skeletet e një ndërtese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ku një punëtor humbi jetën pas rënies nga skeletet e një objekti në ndërtim.

Viktima është identifikuar si Faik Mehmetaj, 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës. Sipas njoftimit të Policisë, ai u dërgua fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por pavarësisht përpjekjeve mjekësore, rreth orës 16:30 u konstatua vdekja e tij në QKUK – Prishtinë.

Në lidhje me rastin, N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës.”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë hetimore kompetente, po zhvillon të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara