E rëndë: Vdes një kosovar 38 vjeçar, ra nga një ndërtesë ku po punonte

Një 38 vjeçar nga Malisheva ka humbur jetën në vendin e punës. Ai ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese ku po punonte, shkruan Reporteri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.


“Me datë 12.01.2021 rreth ores 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë. Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalur autoambulanca ku viktimën e kane dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimës . Viktima është rreth moshës 38 vjeç nga Malisheva”, tha ai.

Ai tha për Reporteri.net se lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kane dalur në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës.

“Me urdhër te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, shtoi Gjurkaj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara