E rëndë: Vëllezërit Morina u vranë në sy të motrës dhe mbesës së tyre

Foto nga Klan Kosova – Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Malishevë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi sot Malishevën.

Klankosova.tv ka mësuar se i dyshuari Astrit Isufi (dhëndër i familjes) u mori jetën vëllezërve Driton dhe Naim Morina, në prani të motrës së tyre.

Burimet kanë treguar për redaksinë se motra e viktimave ka qenë në veturë bashkë me vajzën, kur i dyshuari kreu vrasjen.

“I dyshuari ka ardh me marrë gruan e tij e cila ka qenë tek familja e saj, përkatësisht tek viktimat. Incidenti ka ndodh pasi kanë dalë nga shtëpia dhe janë nis, pas disa metrave i dyshuari është ndalë ka dalë nga vetura dhe e ka kryer veprën ndërkohë që gruaja(motra e viktimave) dhe vajza e tij kanë qenë në veturë”, tha burimi për Klankosova.tv.

Redaksia po ashtu ka mësuar se Astrit Isufi i cili aktualisht gjendet në arrati, është emër i njohur për organet e rendit.

Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se ai ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Në anën tjetër, lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personi që vrau vëllezërit në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara