E tmerrshme në Rahovec: Një 15-vjeçar dyshohet se dhunoi seksualisht dy djem të mitur

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Përveç vajzave e grave, nuk janë të rralla rastet kur viktima të dhunimit janë edhe djemtë. E këto raste bëhen akoma më të rënda kur viktimat janë të moshës së mitur. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Rahovec, për çka Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimin, raporton Gazeta Sinjali. 

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, viktimat e këtij rasti janë dy të mitur, njëri 9-vjeçar ndërsa tjetri 11-vjeçar.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari në lidhje me këtë rast është po ashtu i moshës së mitur, i cili është identifikuar si J.H. – rreth 15-vjeçar.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ishte denoncuar në Polici nga prindërit e viktimave.

Ndërkaq, institucionet po punojnë për hetimin e mëtutjeshëm të rastit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara