Lavdi Halili, është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës.
Siç konfirmoi Policia, në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është gjetur një armë e shkurtër.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë një person është gjetur i pajetë. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është gjetur një armë e shkurtër”, tha zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi

