Edhe më terr, KEDS njofton për ashpërsim të reduktimeve: Ra Blloku A3🌚

KEDS-i ka njoftuar se ka rënë nga sistemi Blloku A3 i termocentralit “Kosova A”.

Kjo do ta përkeqësojë situatën e futnizimit me energji elektrike dhe KEDS thotë se ka marrë një kërkesë nga KOSTT-i që të bëjë kufizime emergjente të rrymës, raporton Gazeta Express.

“Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike nga rënia e nëjsisë A3. KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme”, thuhet në komunikatë.

KEDS po ashtu thotë se do ta kenë të vështirë edhe që t’i njoftojnë konsumatorët për reduktimet që do të ashpërsohen.

“Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht sipas KEDS kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, ata kërkojnë nga konsumatorët “kursim maksimal të energjisë elektrike”.

“Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më lehtë. Së bashku mund t’ia dalim!”, thuhet në komunikatë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara