Komuna e Drenasit ka shtyrë rifillimin e procesit mësimor deri të mërkurën si shkak i gjendjes së vështirësuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit në këtë komunë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se vendimi u mor si shkak i rrethanave të krijuara nga bora, ngricat dhe mungesa e ujit, shkruan Insajderi.
“Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit, kam marrë vendim të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor e shkollor në komunën e Drenasit, deri të mërkurën, më 14.1.2026”, thuhet ndër të tjera në postimin e Lladrovcit.
Lladrovci, pos tjerash, ka potencuar edhe se kompanitë për angazhimin e largimit të borës nëpër rrugë kanë qenë të angazhuara përgjatë tërë ditës së diel.
Ai ka theksuar edhe mungesën e ujit si problem serioz në disa zona të Drenasit.
“Me gjithë angazhimin e Ujësjellësit dhe vështirësive, të gjithë po e bëjnë të pamundurën për ta rikthyer normalitetin në tërë komunën edhe furnizimin me ujë”

