Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive | Aksident i rëndë në Suharekë – këmbësorja përfundon me lëndime serioze, shoferi në mbajtje me 1.00 promilë alkool


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 12:36 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku një këmbësore është goditur nga një veturë që ka devijuar në trotuar.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari Sh.E,  duke drejtuar automjetin VW T-ROC në drejtim të Stacionit të Autobusëve, në afërsi të objektit të Gjykatës ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në trotuar, duke goditur këmbësoren F.R., e cila po lëvizte në vijën e saj të ecjes.

Viktima ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas raportimit mjekësor, ajo ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë dhe është hospitalizuar në repartin e ortopedisë. Gjendja e saj është raportuar jashtë rrezikut për jetë.

Shoferit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar me 1.00 promilë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është lëshuar aktvendim për mbajtje 48-orëshe, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara