EKSKLUZIVE: Devollët e blejnë Superligën e Kosovës me 400 mijë euro

Kompani Artmotion pronë e Shkëlqim Devollit nga e marta mund të llogaritët që ka shtrirë monopolin edhe në futbollin kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Artmotion do të ketë të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021.

Gazeta inFokus ka arritur të siguroj informata të sigurta se FFK-ja tashmë ka hapur ofertat e kompanive të interesuara për blerjen e këtyre të drejtave dhe Artmotion ka ofertën më të lartë financiare dhe ka plotësuar të gjitha kushtet teknike.

Po ashtu inFokusi mëson ekskluzivisht se oferta e Devollëve është afro 400 mijë euro, derisa diferenca me ofertuesin e dytë është rreth 20-30 mijë euro me e vogël.

Në garë për të blerë këto të drejta përveç Artmotion kanë qenë edhe Kujtesa dhe Nimi Tv.

Ndërkaq siç ka raportuar Gazeta inFokus, nga gara është eliminuar Supersport Kosova, e cila 8 vitet e fundit ka mbajtur të drejtat e transmetimin të ndeshjeve të elitës së futbollit kosovar.

Sipas sqarimeve të FFK-së, Digitalb Albania nuk është eliminuar nga gara, por kanë qenë kriteret e përcaktuara nga ARKEP, që e kanë përcaktuar se kush mund të jetë ofertues për të blerë të drejtat televizive.

Digitalbi ka bërë ankesë në FFK, UEFA dhe në gjykatën përkatëse për mos lajmin e aplikimit.

Zyrtarisht FFK-ja nesër bënë publike fituesin e të drejtave televizive./Gazeta inFokus/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara