Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Dy të rinj kapen me marihuanë në Suharekë

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Policia ka arrestuar dy të rinj në Suharekë, pasi u kapën me substanca narkotike gjatë një kontrolli rutinë.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Xhavit Bajraktari”.
Patrulla policore ndaloi një veturë Opel Corsa, me shofer dhe pasagjer.

Gjatë kontrollit, shoferi nxori nga gjepi një qese me marihuanë, ndërsa pasagjeri kishte me vete një pako me rizlla (OCB). Të dy pranuan se janë përdorues të narkotikëve.

Pas kontrollit të mjetit, nën ulësen e shoferit u gjet edhe një qese tjetër me substancë të dyshuar narkotike. Në total u sekuestruan: dy qese me marihuanë me peshë 25 gram, një pako rizlla (OCB) dhe dy telefona mobil.

Me autorizim të Prokurorit Kujdestar në PTH Prizren, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” (neni 269 i KPRK-së).

Hetimet e mëtejshme po i zhvillon Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara