Ekskluzive: E sulmoi nënën dhe babain – arrestohet djali nga Gllanasella pas dy ditësh në arrati ( EMRI)

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Gllanasell të Gllogocit, ku një djalë ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Burime të Sinjalit mësojnë se më 29 korrik 2025, rreth orës 20:40, viktimat B. N., rreth 53-vjeçar dhe L.N., rreth 58-vjeçar kanë raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje, djali i tyre Dardan Nika, rreth 32-vjeçar, i kishte sulmuar fizikisht, duke u shkaktuar lëndime trupore, përpara se të arratisej.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”. Palët e dëmtuara janë intervistuar, ndërsa forcat policore kanë ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarit.

Pas dy ditësh kërkimesh, më 31 korrik rreth orës 22:00, Dardan Nika është arrestuar dhe shoqëruar për intervistim, ku në prani të prokurorit kujdestar është marrë vendimi për ndalimin e tij për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet ngritja e kallëzimit penal për veprën e dhunës në familje.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara