Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Kapen me drogë, fishek e kanabis në banesë – Dy të rinj përfundojnë në ndalim 

Një operacion i hetuesve të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për disa vepra të rënda penale që lidhen me substanca narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda hetuesisë bëjnë me dije se mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:30, është ndërhyrë në dy lokacione të ndryshme, pas dyshimeve të bazuara se dy të rinj ishin të përfshirë në kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve.

Fillimisht, me pëlqimin e të dyshuarit S.S., rreth 28-vjeçar, policia ka bastisur banesën e tij në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një bimë e dyshuar kanabis sativa në ballkon, 2.5 gram substancë e dyshuar kokainë, 1 gram marihuanë, një shishe metadon, dy peshore digjitale, një fishek pistolete, dy mulli për bluarje dhe qese plastike për paketim të marihuanës dhe 50 euro para kesh.

Ndërkohë, është bastisur edhe banesa e marrë me qira nga i dyshuari M. Sh., rreth 27-vjeçar në rrugën “Sejdi Sejdiu” në të njëjtin qytet, ku janë gjetur: Një kavanoz me 3 qese marihuanë (2.5 gr) dhe sasi tjetër e papaketuar (8.3 gr), rreth 26 fara të dyshuara për kultivim kanabisi, një mulli bluarjeje, si dhe rreth 345 euro para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Forenzika Rajonale, e cila ka fiksuar dhe evidentuar të gjitha provat materiale.

Të dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me urdhër të prokurorit kujdestar për krime të rënda, ndaj tyre është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh.

Rasti është iniciuar për veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Hetimet po vazhdojnë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara