Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: këta do të jenë drejtorët e Bali Muharremajt në mandatin e tretë

Burime të Suhareka Express bëjnë të ditur se tashmë janë përcaktuar emrat e drejtorëve që vijnë nga radhët e PDK-së në qeverisjen e re komunale, si pjesë e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarin Bali Muharremaj, në mandatin e tij të tretë qeverisës.

Sipas informatave të siguruara, këta janë katër drejtorët e propozuar nga PDK-ja për Qeverinë “Muharremaj 3”:

Erza Ramadani-Bajramaj është caktuar drejtoreshë e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Suharekës.

Liridon Jollxhiu është emëruar drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Armend Krasniqi do të udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë në Suharekë.

Amir Hoxha është propozuar dhe caktuar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Këta emra përfaqësojnë kuotën e Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisjen e re komunale, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes me AAK-në dhe kryetarin Bali Muharremaj.

Ndërkohë, sipas burimeve të Suhareka Express, në ditët në vijim pritet që kryetari Muharremaj të përzgjedhë edhe drejtorët që do të vijnë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke kompletuar kështu kabinetin qeverisës për mandatin e tretë.

Suhareka Express do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të konfirmohen emrat e tjerë të Qeverisë “Muharremaj 3”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara