Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit për dhunimin e 23-vjeçares në Suharekë, dyshohet se edhe e rrahën

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e reja, kurse të dyshuarit persona të moshës madhore, që shfrytëzojnë çfarëdo forme që t’i keqpërdorin ato. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur të martën në Suharekë, janë arrestuar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Një vajzë e moshës rreth 23-vjeçare, po dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është dhunuar nga dy persona, me të cilët dyshohet se ka qenë edhe një person tjetër.

Tre të dyshuarit kanë përfunduar në pranga të Policisë, ndërsa për dy prej tyre tashmë është lëshuar edhe urdhër për ndalim policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre personat e prangosur janë Ilir Uksmajli, Shefet Uksmajli dhe Bleron Sylejmani.

Të dyshuarit janë kapur në qytetin e Ferizajt, pasi Policia Rajonale në Prizren u aktivizua si rezultat i denoncimit të rastit nga ana e viktimës.

Në kuadër të veprimeve hetimore, viktima është dërguar për ekzaminime gjinekologjike, ndërsa është iniciuar hetimi për zbardhjen e rrethanave të rastit me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.  

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.“

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Sinjali.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara