Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Kjo është 40-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut që humbi jetën në aksidentin tragjik në Qafën e Duhlës

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Suharekë – Shtime, në afërsi të Qafës së Duhlës.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi sot është Milenkovska Daniela, rreth 40-vjeçare.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:57, ku një çift nga Maqedonia e Veriut, që po udhëtonte me motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të Suharekës, është përfshirë në një aksident të rëndë.

Aksidenti ndodhi kur një qen endacak i ka dalë në rrugë motoçikletës, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerja 40-vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i motoçikletës A.S., 46-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me vendim të prokurorit të shtetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara