Ekskluzive: Kjo është lista me emrat e personave të arrestuar në aksionin e Policisë kundër grabitësve

Operacioni policor për kapjen e grupit kriminal, që kreu grabitje në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, javën e kaluar, u zhvillua sot në shtatë lokacione dhe rezultoi me një grabitës të vrarë, një polic të plagosur dhe katër të arrestuar – teksa një i dyshuar po kërkohet. Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, Policia arriti të bie në gjurmë e të dyshuarve, ku pati edhe konfrontim me ta, ku pas shkëmbimit të zjarrit, u vra njëri nga dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Ashtu siç raportoi sot ekskluzivisht Sinjali, grabitësi që u vra është Dukagjin Gashi, teksa personi që është shpallur në kërkim është Korab Gashi, vëllai i tij.

Por kush janë të dyshuarit e tjerë:

Sinjali ka siguruar listën me emrat e të gjithë të arrestuarve, disa prej të cilëve janë zbuluar gjatë ditës.

Të arrestuar dhe ndaluar për 48 orë janë: Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku (pronar i argjendarisë ‘Baraku’ në Prishtinë).

Ndryshe, gjatë zhvillimit të operacionit policor, i dyshuari kryesor, tashëm i ndjerë, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.

Zyrtarët policorë, sipas Polciisë, në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë të njëjtitn, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar, në mesin e të cilëve Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër, vëllai i të vrarit, Korab Gashi, ende gjendet në kërkim policor.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara