Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive | Ky është 37 vjeçari nga Suhareka që i dha fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc (EMRI)

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku një i dënuar është gjetur pa shenja jete.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Egzon Gashin, i lindur më 37 vjeçar, nga fshati Shirokë i Suharekës, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur brenda ambienteve të burgut.

Rasti është raportuar më 31 janar 2026, rreth orës 22:30, nga zyrtarë të Shërbimit Korrektues. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë intervenuese, hetuesit nga Stacioni Policor Podujevë, si dhe ekipet emergjente.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor i Burgut të Sigurisë së Lartë, si dhe nga ekipi i Emergjencës së Podujevës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, e cila ka udhëzuar që rasti të kualifikohet si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia rajonale e Forenzikës dhe Mjekësia Ligjore, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimeve, trupi i pajetë është tërhequr dhe dërguar për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente hetimore, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara