Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Ky është 39-vjeçari nga Istogu që dyshohet se e dhunoi vajzën e mitur të vëllait

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të tmerrshëm që dyshohet se ka ndodhur vitin e kaluar në Vrellë të Istogut, ku një 39-vjeçar po dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij të mitur. Ky rast i rëndë u zbulua pas denoncimit të vajzës, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë çdo detaj të rastit, që e tronditi gjithë familjen e tyre.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Istref Mavraj, i moshës 39-vjeçare, i cili po dyshohet se e ka dhunuar në shtator të vitit 2021, mbesën e tij, vajzën e vëllait. 

Ai po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij.

Siç mëson Sinjali, i njëjti është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, por është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë nën përkujdesjen e Policisë teksa merr trajtim mjekësor në spital.

Sipas të njëjtave burime, tash për tash rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit si “Dhunim”, ndërsa pritet që veprimet e tjera të merren brenda afatit ligjor.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e këtij rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara