Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Ky është instruktori 70-vjeçar i autoshkollës i arrestuar për ngacmimin seksual të kandidates

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Të tilla ngjarje të trishta shpesh ndodhin edhe në hapësira publike, institucione e biznese të ndryshme. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku një instruktor i një autoshkolle po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një kandidate, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht detajet e këtij rasti, që u denoncua të premten në Polici dhe si rezultat i dyshuari përfundoi në pranga.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari është Vesel Elshani, rreth 70-vjeçar, instruktor në një autoshkollë, pronë e tij, ku viktima (22-vjeçare) ishte regjistruar për marrjen e patentë shoferit.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur gjatë kohës sa viktima ishte duke i zhvilluar orët e vozitjes dhe ndodhej bashkë me të dyshuarin në veturë, kur u përball me veprimet e tij të tmerrshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se instruktori i dyshuar fillimisht e ka prekur me duar, pa dëshirën e saj, e më pas është kapur në flagrancë nga vajza duke e filmuar me telefonin e tij.

 Kjo situatë e alarmoi viktimën, e cila kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Pasi Policia është vënë në dijeni, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është siguruar prezenca e të dyshuarit.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ndër të tjera ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë qëllim të caktuar, raporton Sinjali.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara