Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Mësohet kush e kundërshtoj koalicionin me Limajn në LDK [VIDEO]


Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet e dështimit të një koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Limaj ka thënë se elektoratet e ndryshme të të dy subjekteve politike dhe koha e shkurtër deri në zgjedhje kanë qenë dy nga arsyet kryesore për mungesën e bashkëpunimit mes NISMA-s dhe LDK-së.

“Kemi pasur diskutime dhe komunikime të vazhdueshme me Abdixhikun, e kam vlerësuar mënyrën e të menduarit të tij dhe më bën përshtypje mënyra e tij e menduarit. NISMA dhe LDK kanë dy elektorate të ndryshme, është kohë e shkurtër, dhe nuk mund të thyejmë barrierat e së kaluarës; tani për tani është e pamjaftueshme. Kam qenë i interesuar të jem shumë i ndershëm me ta, kam pasur dyshime se nuk do të mund të jap kontribut në atë koalicion për shkak të lëvizjes së elektoratit. Do të gjejmë rrugë të bashkëpunimit paszgjedhor, i vlerësoj ato takime dhe angazhimet e Abdixhikut”, ka deklaruar Limaj në Debat Plus.

Gjatë debatit, gazetari Ermal Pandurini i tha Limajt se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ekzistuar zëra kundërshtues ndaj një koalicioni me Nismën, duke përmendur konkretisht Fetah Rudin, Blerim Kuçin dhe Besian Mustafën. Limaj u përgjigj se ka hapësirë edhe për këto shqetësime dhe se i ka vërejtur të njëjtat gjatë takimeve të tij me Abdixhikun.

Kreu i Nismës bëri të ditur se subjekti i tij do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara