Ekskluzive | “M’i ki borxh 10 mijë euro” – Kanoset zyrtari komunal, shkak rrënimi i një vile pa leje

Një incident i pazakontë është regjistruar në Kuvendin Komunal të Podujevës, ku një zyrtar komunal është kanosur pas rrënimit të një vile të ndërtuar pa leje.

Burime të besueshme, të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se A.A., rreth 62-vjeçar, Shef i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, ka raportuar në polici se është kërcënuar me jetë përmes telefonit nga Malsor Dili, rreth 37-vjeçar.

Sipas dëshmisë së Ahmetit, i dyshuari i kishte thënë: “Mi ki borxh dhjetë mijë euro, ose përndryshe të vij te shpija.”

Ngjarja lidhet me rrënimin e një objekti pa leje në fshatin Orllan, ku, sipas deklarimeve, makineria komunale kishte depërtuar nëpër pronën e të dyshuarit, duke shkaktuar dëme materiale. Pikërisht kjo situatë besohet se ka nxitur reagimin dhe kanosjen.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa prokurori kujdestar, e ka kualifikuar rastin si “Kanosje”, duke urdhëruar lirimin e tij në procedurë të rregullt.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ku pritet të transferohen hetimet për trajtim të mëtejmë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara