Edhe partia Guxo ka konfirmuar se do të hyjë në garën për kryetar të Komunës së Suharekës me një kandidat/e të saj, emri i të cilit pritet të bëhet publik shumë shpejt.
Lajmin e ka konfirmuar për Suhareka Express, Dr.Sc. Astrit Sahitaj, i cili njëkohësisht udhëheq këtë subjekt në nivel lokal.
Që prej marrjes së drejtimit të degës së Guxo në Suharekë nga Sahitaj, partisë i janë bashkuar shumë figura intelektuale dhe aktivistë të njohur në komunë, duke e forcuar strukturën e saj dhe përgatitur terrenin për një garë të fuqishme në zgjedhjet lokale.
Suhareka Express do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të fundit rreth kandidatit dhe fushatës së kësaj partie.