Ekskluzive: PDK për t’u futur në qeveri kerkon ministri sa LDK dhe pozitën e presidentit

PDK po kërkon që në këmbim të hyrjes në Qeveri t’i marrë ministritë aq sa i ka LDK’ja, si partia kryesore e koalicioni dhe pozitën e Presidentit.

Partia Demokratike ka vendosur çmim për t’u bërë pjesë e Qeverisë, pas disa muajve në opozitë, pasi i kaloi në pushtet 15 prej 20 vjetëve të pasluftës. Gazeta Express mëson se partia e Kadri Veselit, për të hyrë në Qeveri, po i kërkon ministritë aq sa i ka LDK’ja, që i bie gjashtë ministri.

Jashtë kabinetit qeveritar, PDK’ja dëshiron që të mos e lëshojë pozitën e Presidentit, të cilën e mban lideri i saj shumëvjeçar, Hashim Thaçi.

Lëvizjet kanë nisur, por nuk po dihet saktësisht se çka po ndodhë. Dje, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, që është pretendent për President, ka takuar presidentin e tanishëm Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin,

Ndërkaq, sot në Kuvend, Haradinaj i takoi partnerët e koalicionit; kreun e LDK’së, Isa Mustafën dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj.

Zgjedhja e presidentit të ri ka afat deri në marsin e vitit 2021, por pritjet nga Haga, kanë nisur më herët kalkulimet. Nesër, më 24 tetor, është afati i fundit kur Tribunali Special e konfirmon ose e hedh poshtë aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, për krime lufte.

Deri tash, vetëm ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën e vet për president të vendit. Për të nuk kanë deklaruar përkrahje as partnerët e koalicionit e as PDK’ja. Për çështjen e presidentit, të gjithë akterët politikë thonë se do të flasin “kur të vijë koha”. Express

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara